Lajmet

Hakerët shqiptarë sërish në aksion

Aug 6 2012
0 Shpërndarje
Hakerët shqiptarë sërish në aksion

Grupi i hakerëve shqiptarë të njohur me nofkën Alboz Hacker Group kanë hakuar Ueb faqen e Federatës së Gjimnastikës së Serbisë.

Në faqen zyrtare të kësaj federate (http://www.gssrb.rs/) në sfond shfaqet shqiponja me mbishkrimin Republic of Kosova.

Poashtu në këtë faqe hakerët shqiptarë kanë shkruar edhe emrin e grupit të cilit i takojnë “Alboz Hacker Group.” Në mes të saj poashtu është shfaqur edhe porosia Hacked by Gjenerali.

Faqja e Federatës së Gjimnastikës së Serbisë ende nuk është në funksion pas këtij sulmi. Kohëve të fundit kemi parë shumë sulme dhe kundërsulme si nga ana e hakerëve shqiptarë ashtu edhe atyre serb, ku janë sulmuar dhe hakuar Ueb faqe madje edhe të niveleve më të larta si Ministrive etj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>