Blog

Hackohet Mark Zuckerberg për herë të tretë brenda këtij viti

Nov 17 2016
0 Shpërndarje
Hackohet Mark Zuckerberg për herë të tretë brenda këtij viti

mark-zuckerberg Është hera e tretë për këtë vit që Mark Zuckerberg i është hakuar llogaria e tij në Pinterest. Pjesëtarët e grupit “OurMine” përsëri kanë marrë përgjegjësinë e sulmit.

Llogaritë sociale të Mark Zuckerberg janë hackuar nga ky grup dy herë rradhazi. Në Qershor, OurMine në fillim hackoi dhe mori hyrje në Twitter-in e tij dhe në të njëjtën llogari Pinterest-i. 

Sulmi në Qershor besohet të ishte pasojë e ripërdorimit të fjalëkalimeve. Para se ju të pyesni, Po!, madje edhe CEO-të e gjigantëve teknologjik mund të bien pre e përdorimit të një fjalëkalimi në disa shërbime.

OutMine raportohet se përdori kredenciale që u ekspozuan në sulmin madhor në LinkedIn, që rezultoi me informacionin e rrjedhur të më shumë se 117 milion personave.

Mark Zuckerberg nuk është i vetmi personalitet në botën e teknologjisë që u viktimizua nga OurMine. CEO të tjerë, duke përfshirë Marissa Mayer e Yahoo, Sundar Pichai i Google, dhe Travis Kalanick i Uber, u janë hakuar llogaritë nga i njëjti grup. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>