Lajmet

Gjykata Amerikane: Google duhet të ruajë e-mail-et në SHBA, hap rrugë për hetimin e tyre nga FBI-ja

Feb 6 2017
0 Shpërndarje
Një gjykatë Amerikane urdhëroi Google të dorëzonte e-mail-et e ruajtura në serverat jashtë Shteteve të Bashkuara tek Byroja Federale të Hetimit(FBI). Gjykata Amerikane: Google duhet të ruajë e-mail-et në SHBA, hap rrugë për hetimin e tyre nga FBI-ja Photo Source: Reuters

Ky vendim bie në kundërshti me një tjetër vitin e kaluar miratuar nga një gjykatë federale ku Microsoft i lejohej të mbante të dhënat e përdoruesve jashtë SHBA-ve.

Gjykatësi i çështjes në Filadelfia, Tomas Rueter, tha se transferimi i e-mail-eve nuk përbën vepër të paligjshme e as konfiskim. Gjithashtu ai qartësoi se nuk ka patur asnjë interferencë mes e-mail-eve dhe interesit të poseduesit.

Gjykata e sheh me shqetësim të lartë çështjen me arsyetimin se qendrat e të dhënave jashtë vendit rrezikohen nga cënimi i mundshëm i privatësisë.

Ky vendim erdhi 7 muaj pasi një gjykatë në Nju Jork tha se Microsoft nuk ka detyrimin e rikthimit të e-mail-eve në SHBA nga një server në Dublin të Irlandës. Të gjitha kompanitë teknologjike përshëndeten rastin e Microsoft.

Më 24 Janar trupa gjykuese e Nju Jorkut apeloi pranë Gjykatës Supreme dhe Kongresit duke thënë se çdo vendim tjetër cënon sigurinë kombëtare.

Në rastin e fundit Google tha shpeshherë ndan e-mail në copëza për të përmirësuar performancën e rrjetit dhe jo medoemos e di se ku gjenden e-mail-et realisht.

Nisur nga vendimi për rastin Microsoft, Google shprehu bindjen se e-mail-et për të cilat i është kërkuar rikthimi ato janë në të vërtetë në SHBA. Gjigandi i motorit të kërkimit merr mëse 25,000 kërkesa për informacion çdo vit nga autoritetet Amerikane. /PCWorld Albanian

Tags >

FBIGoogle
Lajmet e fundit>