Lajmet

Google do të shpërblejë ata hakera që raportojnë probleme të sigurisë të Android

Jun 16 2015
0 Shpërndarje
Google do të shpërblejë ata hakera që raportojnë probleme të sigurisë të Android

encryption_security_lock-100052900-large

Shumica e përdoruesve mendojnë se Android nuk është aq i sigurt për tu përdorur. Edhe pse Google ka disa vite që është munduar ta hedh poshtë këtë mit, mund të themi se jo shumë gjëra kanë ndryshuar. Diçka e tillë nuk është aspak e mirë për reputacionin e kësaj kompanie ndaj Google ka lançuar një program të ri interesant. Në bazë të këtij programi, Google do të paguajë hakerat për defektet apo problemet e sigurisë që ata zbulojnë në platformën Android.

Ky program quhet Android Security Rewards dhe ai do të shpërblejë ata persona të cilët shpenzojnë kohë dhe përpjekjet e tyre për të ndihmuar që Android të bëhet më i sigurt. Në këmbim të raportimit të probleme Google do të shpërblejë monetarisht ose do të bëjë të njohur publikisht emrin e atij që ka raportuar. Ndërkohë që ky program është një mënyrë e mirë fitimi parash për hakerat apo ekspertët e sigurisë, në të njëjtën kohë është një mundësi për Google tu tregojë përdoruesve Android se po bën goxha përpjekje për të rritur sigurinë e Android.

Inxhinieri për sigurinë e Android u shpreh se kompania është më tepër e interesuar në korigjimin e këtyre bugs se sa në zbulimin e tyre. Ai shtoi se ata që do të ofrojnë një zgjidhje për eleminimin e një problemi do të shpërblehen më shumë. Sigurisht që shuma e shpërblimit do të varet nga lloji i rëndësisë i problemit të zbuluar. Android Security Rewards nuk është një koncept i ri, Google ka lancuar një program të ngjashëm dhe për Chrome OS apo softuer të tjerë të kompanisë. Programi mund mos të eleminojë plotësisht steriotipin negative që ekziston mbi Android por të paktën do i tregojë përdoruesve që Google ka një interes të vecantë përsa i përket kësaj pjese. Aktualisht ky program është i aplikueshëm në Nexus 6 dhe Nexus 9 ndërsa në pajisjet si ato të Android Wear, Nexus Player apo Project Tango do të mungojë. Të interesuarit për këtë program duhet ti hedhin një sy postimit në blog të Google për të marrë më shumë informacione. (PC World Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>