Lajmet

Google Assistant me funksionalitetin e kryerjes së pagesave

Feb 16 2017
0 Shpërndarje
Google Assistant prej kohësh ndihmon përdoruesit në organizimin e listave dhe gjetjen e gjërave që u interesojnë më të shumti. Tashmë me veçorinë më të re do tu vijë në ndihmë edhe me blerjet. Google Assistant me funksionalitetin e kryerjes së pagesave Photo Source: Google

Një opsion i ri për të përzgjedhur mënyrën e pagesave është shfaqur në cilësimet e Assistant në telefonët Pixel duke sjellë pagesat përmes një asistenti virtual më pranë realizimit.

E zbuluar fillimisht në aplikacionin Google në Janar, si duket veçoria ka marrë dritën jeshile dhe shënon një hap madhor për Google Assistant në betejën me Alexa dhe Siri.

Ajo është e ndarë nga Android Pay dhe konfigurimi i saj është një proces i gjerë i vendosjes së kartës së kreditit dhe debitit në mënyrë që të aksesohet nga asistenti. Nuk ngelet shumë për tu bërë pasi ta konfiguruara.

Pritet që Google të prezantojë dyqanet e palëve të treta të cilat do të mbështeten. Do të funksionojë me të gjitha pajisjet të cilat kanë të integruar asistentin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>