Lajmet

Ghostery blihet nga shfletuesi i privatësisë Cliqz

Feb 16 2017
0 Shpërndarje
Kompania Gjermane Cliqz, e cila bën një shfletues të përqendruar në privatësi me të njëjtin emër, deklaroi këtë mëngjes se ka blerë shtojcën e famshme kundër gjurmimit dhe bllokuesin e reklamave, Ghostery. Ghostery blihet nga shfletuesi i privatësisë Cliqz

Një përfaqësues i Cliqz, të cilët janë pjesërisht në pronësi të Mozilla, tha se Ghostery do të vazhdojë të jetë i disponueshëm për shfletuesit e tjerë, por kompania shpreson se blerja do të sjellë më shumë përdorues tek  Cliqz.

Blerja e Ghostery do të thotë se të dhënat e kësaj shtojce do të kalojnë në juridiksionin Gjerman – një vend i njohur për ligjet strikte të mbrojtjes së të dhënave.

Kompani të tjera teknologjike kanë kërkuar që të përfitojnë nga këto ligje më parë. Për shembull, në Nëntor 2015 Microsoft ndërtoi qendra të reja të dhënash në këtë vend nën modelin “kujdestar të dhënash” (qendrat menaxhohen nga një nën kompani e Deutsche Telekom).

Cliqz thonë se do të integrojnë pak nga teknologjia e Ghostery, por shfletuesi i tyre ofron teknika më të avancuara për të bllokuar gjurmuesit – pjesë softueri që ju ndjekin nëpër rrjet për të krijuar një profil tuajin për reklamuesit.

Firma Gjermane nuk e ka blerë krejtësisht Ghostery, por vetëm shtojcën e shfletuesit dhe asetet e lidhura me të. Pjesa tjetër e firmës, e cila fokusohet në marketingun digjital, do të emërohet në Evidon. /PCWorld Albanian

Tags >

Ghostery
Lajmet e fundit>