Analiza

Gartner: Apple lë pas Samsung, shuhen telefonat BlackBerry

Feb 15 2017
0 Shpërndarje
Është fundi i një epoke sepse telefonat BlackBerry përbëjnë 0% të gjithë telefonave në mbarë botën. Në tre mujorin e katërt të 2016-ës u shitën mese 432 milion telefona sipas një raporti të publikuar nga firma analitike Gartner. Gartner: Apple lë pas Samsung, shuhen telefonat BlackBerry

Prej tyre vetëm 207,900 ishin telefona BlackBerry. Kjo i jep prodhuesit Kanadez një përqindje tregu prej 0,0482%. Ky tre mujorit ishin dëshmitar i një tjetër ngjarjeje: Apple lë pas Samsung për tu pozicionuar si prodhuesi numër 1 në botë.

Në 2016-ën u shitën plot 1.5 miliard telefona, një rritje me 5% krahasuar me 2015-ën. 352.7 milion ishin telefonë Android ndërsa 77 milion iOS.

BlackBerry gjithashtu shet modelet DTEK50, DTEK60 dhe Priv të cilët nuk përfshihen në statistikën e 207.900 telefonëve sepse kanë sistem operativ Android.

Përpara se të mbërrinin telefonët inteligjentë, BlackBerry-it ishin telefonë e zgjedhur të profesionistëve. Me një tastierë të plotë fizike dhe funksionalitete të avancuara komunikimi, asgjë nuk i afrohej dot BlackBerry.

Në Shtator kompania njoftoi ndalimin e prodhimit të telefonëve me sistemin operativ të BlackBerry. N[ tre mujorin e tretë u shitën 377,800 telefonë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>