Lajmet

“Fuck Apple” thotë kodi i aplikacionit WhatsApp

Sep 8 2016
0 Shpërndarje
“Fuck Apple” thotë kodi i aplikacionit WhatsApp

facebook_whatsapp_iconsNjë përdorues i Reddit ndërsa po dekompilonte APK-në e versionit zyrtar të WhatsApp zbuloi diçka sa të çuditshme aq edhe qesharake. Në kod gjendej një grusht i madh fjalësh “FUCK Apple”. Gjetjet e tij ai i postoi në Reddit, ku shprehi edhe çudinë e tij për këto fjalë që ndodheshin në kod.

Por reagimi i lexuesve të tjerë tregoi se ato nuk ishin aq të çuditur. Shumë thanë se kjo është diçka e cila haset shpeshherë në mesin programuesve. Ndonjëherë platformat bëjnë ndryshime në sistemin e tyre dhe me këto ndryshime duhet të përshtaten edhe aplikacionet.

nsqykoyNdodh që disa e bëjnë të vështirë këtë përshtatje pasi shfaqen shumë gabime. Programuesit për të shfryer zemërimin e tyre, përdorin fraza të tilla gjatë debugging. Përdoruesi në fjalë i Reddit nuk ngurroi edhe të publikonte foto të gjetjes së tij. (PCWorld Albanian)

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>