Lajmet

“Focused Inbox” mbërrin në aplikacionin Mail në Windows 10, së shpejti në Outlook.com

Feb 13 2017
0 Shpërndarje
Të irrituar me riorganizimin e shpeshtë të mesazheve në postën elektronike? Microsoft ka menduar për ne sepse tashmë ka filluar testimin e funksionalitetit "Focused Inbox" në aplikacionin universal Mail në Windows 10. “Focused Inbox” mbërrin në aplikacionin Mail në Windows 10, së shpejti në Outlook.com

Një numër i konsiderueshëm përdoruesish kishin raportuar tek MSPowerUser një funksionalitet të tillë në kompjuterat e tyre. Ky testim nuk është i kufizuar vetëm për Windows Insider-at sepse është shfaqur edhe në versionet zyrtare.

Ky funksionalitet për herë të parë u vu në funksion në aplikacionet mobile të Android dhe iOS. Focused Inbox është dizajnuar për të mbajtur vëmendjen e përdoruesit vetëm në e-mail-et e rëndësishme.

Gjithashtu mëson nga veset dhe sjelljet e përdoruesit në rastin kur mesazhet trajtohen manualisht si të rëndësishme ose jo.

Është e mundur që funksionaliteti të mbërrijë për të gjithë përdoruesit së bashku me Përditësimin e Krijuesve këtë Pranverë.

Por përveç aplikacionit Mail, Focused Inbox do të mbërrijë në Outlook.com, Windows 10 Mobile, Office 365 Online dhe Office 365. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>