Analiza

Fitimet e Microsoft rriten me 4%, biznesi cloud shënon rekorde

Jan 27 2017
0 Shpërndarje
Informatika cloud është e ardhmja tek Microsoft dhe investitorët janë të kënaqur me këtë fakt ndërsa kompania vijon të rritet. Fitimet e Microsoft rriten me 4%, biznesi cloud shënon rekorde Photo Source: Associated Press

Ditën e Enjte gjigandi i sistemit operativ publikoi rezultatet financiare për tre muajt e fundit të 2016-ës duke raportuar një rritje me 4% të fitimeve. Madje edhe biznesi i softuerit të Windows nuk performoi keq.

Prej vitesh Microsoft dëmtoi të ardhmen duke ruajtur reputacionin e një kompanie e cila shet softuer tradicional në varësi të plotë të tregut të kompjuterave personal. Kompania gaboi disa herë në përballje me Google në kërkimin online dhe Apple në harduer.

Me lidershipin e Satya Nadella, Microsoft ka gjetur rrugën e suksesit duke zhvendosur çdo gjë drejt cloud-it. Informatika cloud është një prej kthesave më të forta në teknologji ku një sërë funksionesh tashmë menaxhohen përmes internetit dhe jo lokalisht.

Aksionet e kompanisë po shënojnë vlera rekord në 64.27 dollar. Pozitat e kompanisë u forcuan edhe më tutje kur bleu Linkedin për 26.2 miliard dollar. Për tre mujorin e fundit kompania raportoi fitim 5.2 miliard dollar. Të ardhurat u rritën në 24.09 miliard dollar.

Fitimet nga shërbimi Azure u rrit me 93%, një boom i vërtetë krahasuar me një vit më parë në 6.9 miliard dollar. Shërbimet Office patën gjithashtu rezultate të shkëlqyera duke shënuar 7.4 miliard dollar të ardhura.

Së fundi një prej surprizave të vërteta ishte rritja e të ardhurave nga kompjuterat personalë me 5% përmes shitjet së licensave të softuerit Windows. Kjo me të vërtetë është çudi pas raportimit të Gartner se shitjet e kompjuterave ranë me 3.7% tre muajt e fundit. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>