Lajmet

Firma e sigurisë kibernetike thotë se Yahoo është hakuar nga disa kriminelë të Europës Lindore

Sep 29 2016
0 Shpërndarje
Firma e sigurisë kibernetike thotë se Yahoo është hakuar nga disa kriminelë të Europës Lindore

Një kompani e sigurisë kibernetike tha ditën e Mërkure se hakimi i 500 milion llogarive të Yahoo ka qenë një punë e disa bandave kriminale të Europës Lindore.

Me seli në Arizona, InfoArmor publikoi një raport konkluzioni i të cilit sfidon pretendimin e Yahoo se sulmi ishte i orkestruar nga hakera shtetërore të sponsorizuar.

Një burim brenda insitutucioneve shtetërore Amerikane kishte thënë në lidhje me hakimin e Yahoo se nuk ekziston një provë e mjaftueshme e cila të konfirmojë pretendimin e kompanisë.

Zbulimi i origjinës së sulmeve kibernetike gjithnjë ka qenë një detyrë e vështirë jo vetëm për kompanitë e prekura por edhe firmat e sigurisë e komunitetet e hulumtuesve.

Javën e kaluar Yahoo tha se ishte sulmuar në 2014-tën nga disa hakera të sponsorizuar shtetëror po pa ofruar asnjë provë teknike.

Hakerat shtetërorë shquhen për teknikat e tyre të avancuara dhe arsenalin e fuqishëm kibernetik që posedojnë duke i bërë ato shënjestër perfekte për Yahoo-në drejt daljes një situatë tejet të vështirë.

InfoArmor arriti në konkluzionin se hakerat e Yahoo ishte thjeshtë kriminelë pasi analizoi një pjesë të llogarive të kompromentuara.

Me emrin e koduar Group E, këta kriminelë mbajnë rekorde në vjedhjen e të dhënave personale dhe shitjen e tyre në tregun e zi. Janë po këta hakera që besohet të kenë pasur gisht në sulmet ndaj Linkedin, Tumblr dhe MySpace. (PCWorld Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>