Lajmet

Facebook për Android është aq skandaloz, sa që Zuckerberg i detyron punonjësit ta përdorin

Aug 31 2012
0 Shpërndarje
Facebook për Android është aq skandaloz, sa që Zuckerberg i detyron punonjësit ta përdorin

Ju kujtohet, kur keni qenë fëmijë që nëna ju detyronte të hanit perime që nuk ju pëlqenin? Ju sigurisht që i hanit, pasi nuk kishit shumë zgjedhje.

E njëjta gjë po iu ndodh edhe punonjësve të Facebook-ut, Zuckerberg-u po i detyron të përdorin aplikacionin e Facebook-ut për Android në celularët e tyre.

Kjo, jo për arsyen se aplikacioni është aq fantastik sa ata nuk po e kuptojnë ende, por sepse duhet të kujtohen në çdo moment se çfarë ‘mbeturine’ është në të vërtetë!

Thuhet, se të gjithë punonjësit që kishin iPhone, janë detyruar të mos i përdorin më për momentin dhe t’i zëvendësojnë me ato që operojnë me Android.

Dhe në qoftë se nuk pranojnë, dërgohen menjëherë në shtëpi! (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>