Blog

Facebook kërkon falje pas heqjes së një videoje ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit

Oct 21 2016
0 Shpërndarje
Facebook kërkon falje pas heqjes së një videoje ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit

_92005397_cancer3Facebook ka kërkuar falje për fshirjen e një videoje ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit publikuar nga një grup Suedez. Videoja e Cancerfonden karakterizohej nga disa animacione të cilat shpjegonin sesi femrat mund të zbulonin kancerin e gjirit në fazat e hershme.

Ilustrimet e paraqitura në këtë video u konsideruan “fyese” nga rrjeti social. Të tilla ngjarje nuk janë diçka e padëgjuar për kompaninë ku muajin e shkuar u përball me kritika të ashpra për fshirjen e fotos së “vajzës së napalmit.”

Më pas kompania tërhoqi vendimin për të bllokuar foton pas reagimit të publikuesit Aftenposten madje edhe vetë Kryeministres Norvegjeze.

Përpara se Facebook të tërhiqej edhe nga ngjarja e fundit, Cancerfonden kishte shkruar një letër të hapur rrjetit social duke thënë se qëllimi i tyre nuk kishte qenë ofendimi. Më pas grupi kishte edituar videon duke paraqitur gjirin në një ilustrim në formë katrore. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>