Lajmet

Facebook ka zhvilluar një mjet censurimi për të siguruar hyrjen në Kinë

Nov 23 2016
0 Shpërndarje
Facebook ka zhvilluar një mjet censurimi për të siguruar hyrjen në Kinë

A man poses with a magnifier in front of a Facebook logo on display in this illustration taken in Sarajevo, Bosnia and Herzegovina, December 16, 2015. REUTERS/Dado Ruvic/File Photo

Facebook ka zhvilluar një sistem censurimi në fshehtësi të plotë i cili do të ishte çelësi i rrjetit social drejt hyrjes në ekonominë e dytë më të madhe në botë, Kinë.

Raporti vjen nga prestigjozja Amerikane New York Times e cila thotë se Facebook ka zhvilluar një softuer i cili bllokon shfaqjen e përmbajtjeve nga disa zona gjeografike në furnizuesin e lajmeve me mbështetjen e plotë të Zuckerberg.

Një takim dypalësh u mbajt në Kinë gjatë muajit Mars kur shefi i Facebook takoi Ministrin Kinez të Propagandës, Lui Yunshan raportonte atëherë agjensia kineze e lajmeve Xinhua.

Kina, shteti i cili ka popullsinë më të madhe në botë të përdoruesve të internetit, bllokoi qasjen në rrjetin social pas protestave Urumqi në Korrik të 2009-tës duke ndaluar rrjedhjen e informacionit lidhur me ngjarjet të cilat lanë 140 të vdekur.

Sipas New York Times, Facebook nuk do e shfrytëzonte vetë sistemin e censurës përkundër do jua ofronte palëve të treta të cilat mund të monitonin vizibilitetin e përmbajtjeve në platformë. Pala e tretë do të kishte pushtet të plotë mbi faktin nëse përmbajtja duhej të shfaqej ose jo.

Megjithatë raporti nuk mund të konfirmojë nëse ky sistem është testuar apo dorëzuar vetë autoriteteve Kineze. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>