Lajmet

Facebook Community Help, rrjeti social u thotë përdoruesve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

Feb 8 2017
0 Shpërndarje
Facebook Safety Check do të jetë më shumë sesa një mjet raportimi të gjendjes së sigurisë falë një shtese të re të cilin rrjeti social e quan Community Help i disponueshëm nga dita e sotme. Facebook Community Help, rrjeti social u thotë përdoruesve të ndihmojnë njerëzit në nevojë Photo Source: Facebook

Community Help u prezantua gjatë Nëntorit në Forumin e së Mirës Sociale organizuar nga rrjeti social. Kjo nismë do të bëjë të mundur për secilin prej përdoruesve ti ofrojnë ndihmë dhe asistencë njëri tjetrit në momente të vështira.

Asistenca konsiston në ushqim, vend për të fjetur, veshmbathje për fëmijët dhe të tjera shërbimet dhe nevoja të domosdoshme.

Kur “Community Help” është aktiv, përdoruesit në zonën e prekur do të shohin një lidhje “Find Help” në faqen e Kontrollit të Sigurisë.

Ngjitur me të do të jetë edhe një opsion “Give Help,” për ata që duan të asistojnë njerëzit në nevoja.

Community Help do të jetë i disponueshëm fillimisht në SHBA, Kanada, Australi, Zelandën e Re, Indi dhe Arabinë Saudite.

Kjo nismë u inspiruar nga përdoruesit e rrjetit social të cilët kërkonin të ndihmonin njëri tjetrin në momente të vështira. Rrjeti social tha se ishte konsultuar me organizata dhe ekspertë për të zhvilluar funksionalitetin e ri. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>