Harduer

Dell prezantoi multi-monitorin 43 inç 4K i aftë të menaxhojë katër ekrane 1080p

May 25 2016
0 Shpërndarje
Dell prezantoi multi-monitorin 43 inç 4K i aftë të menaxhojë katër ekrane 1080p

dell-4k-monitor-100662717-largeShumë prej nesh kanë mbi tavolinën e tyre personale ose të punës monitorë të shumëfishtë ngjitur me njëri tjetrin për të formuar një ekran gjigand. Dell e ka menduar një zgjidhje me monitorin 43 inç Ultra HD 4K.

Katër ekrane janë kombinuar në një të vetëm me rezolucion 3840×2160 piksel. Më impresionues është fakti se këto ekrane funksionojnë terësisht të pavarur nga njëri-tjetri. Çmimi? 1,350 dollar.

Në aspektin e konektivitetit, Dell ka përfshirë një llojshmëri opsionesh që nga një portë ekrani 1.2, një mini portë ekrani 1.2, një çift portash MHL dhe HDMI, një portë VGA, një portë USB 3.0 dhe koleksionin standart të katërt portave USB 3.0, audio, kufje dhe konektorë RS232.

Paneli IPS numëron 104 piksel për çdo inç dhe ndriçim prej 350 cd/m2. Vonesat llogariten në 8 milisekonda. Sipas uebfaqes së Dell, ekranin mund ta blini që në këtë moment. (PCWorld Albanian)

Tags >

dell
Lajmet e fundit>