Harduer

Dell impresionon me desktopët Intel Xeon 22 bërthamësh për realitetin virtual të Oculus dhe HTC

Mar 31 2016
0 Shpërndarje
Dell impresionon me desktopët Intel Xeon 22 bërthamësh për realitetin virtual të Oculus dhe HTC

desktops2-100653216-largeMe realitetin virtual i cili po bëhet pjesë e jetë tona çdo ditë e më shumë po vinë edhe kompjutera më të fuqishëm. Dell është lojtari më i fundit i cili hyn në këtë botë duke sjellur disa “kuaj fuqi” me desktopët e fundit Precision.

Më specfikisht kompania prezantoi tre desktopë, Precision Tower 5810, 7810 dhe 7910 të cilët fuqizohet nga proçesorët më të fundit Intel Xeon E5-2600v4 të cilët kanë në përbërje deri në 22 bërthama. Ata gjithashtu mbështetin SSD deri në 4TB dhe 1TB memorje RAM DDR4.

Që të gjithë jemi dëshmitarë të produkteve më të fundit të realitetit virtual dhe më konkretisht Oculus Rift. Ngërci parësor qëndron tek mungesa e përmbajtjeve dhe nevoja për kompjutera desktop më të fuqishëm që mund të krijojnë video stereskopike.

Sipas Dell, këto desktop janë të aftë të krijojnë përmbajtje të tilla për Oculus Rift dhe HTC Vive. Ato janë të çertifikuara si “VR Ready” që do të thotë se përmbushin kriteret bazë për realitetin virtual. Sa i përket këtyre kritereve, desktopët duhet të paktën të kenë një proçesor katër bërthamësh me frekuencë 2.5 Ghz ose më shumë.

Blerësit e këtyre desktopëve gjithashtu do të kenë një varietet zgjedhjesh në aspektin grafik duke filluar nga Quadro M6000, M5000, GTX 970, GTX 980 nga Nvidia ose FirePro W9100, Radeon R9390X nga AMD.

Çertifikimi Dell VR është ndryshe nga ato që kemi parë deri më sot si “Oculus ready” apo “HTC Vive optimized” të cilat përdoren për të treguar se janë specifikisht për disa paisje të caktuara. Në rastin e Dell, çertifikimi për realitetin virtual është më gjithpërfshirës. (PCWorld Albanian)

Tags >

dell
Lajmet e fundit>