Analiza

Çfarë nënkuptojnë certifikimet IP53/65/67/68 të rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit?

Feb 8 2017
0 Shpërndarje
Telefonët rezistentë ndaj ujit janë të mrekullueshëm. Në vend që të vendosni telefonin në një enë me oriz kur u bie aksidentalisht në ujë, sot shumë përdorues kanë shansin thjeshtë ta thajnë atë. Çfarë nënkuptojnë certifikimet IP53/65/67/68 të rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit? Photo Source: Android Authority

Sot kjo teknologji ka arritur majat ku certifikimi IPX8 është rezitenca më e lartë që një paisje mund të ketë ndaj ujit. Galaxy S7-ta ka certifikimin IP68, më i larti në një paisje konsumatore, por kjo nuk do të thotë se mund ta merrni telefonin me vehte dhe të notoni. Çfarë nënkuptojnë certifikimet IP?

(I)ngress (P)rotection

Së pari çfarë nënkupton termi IP? “International Protection” ose “Ingress Protection.” Ky kod është krijuar nga Komisioni Ndërkombëtar Elektroteknik, një organizatë jofitimprurëse e cila krijon standarte ndërkombëtare për të gjitha llojet e elektroteknologjive që nga semikonduktorët tek bateritë dhe elektroshtëpiaket.

Qëllimi i kodit IP është ofrimi i informacionit të detajuar rreth telefonit përtej termave gjeneraliste si “rezistent ndaj ujit.” Kodi IP do tu tregojë se cilave kushte u mbijeton telefoni juaj “rezistent ndaj ujit.”

Laboratori vs. Kushtet reale

Duhet të keni parasysh gjithnjë se numra e dhënë nga kompanitë nuk tregojnë asgjë rreth rezistencës ndaj ujit të një paisje. Vlerësimet në fjalë nuk mjaftojnë për të treguar rezistencën në kushte reale.

Konkretisht Sony shkruante në uebsajtin e tij lidhur me rezistencën ndaj ujit të telefonëve se modelet e 2015-ës nuk ishin të tillë. Kompania thoshte që përdoruesit nuk duhet të ekspozojnë telefonë në ujë të kripur e as të realizojnë foto nën ujë.

Testimet laboratorike realizohen në ujë të pastër duke hedhur dyshime të forta mbi rezulatet në ujin në kushte reale. Me fjalë të tjera kodi IP tregon sesa i mbrojtur është telefoni dhe jo sa gjatë mund ta përdorni nën ujë.

Çfarë mund të bëj me një telefon i cili ka certifikimin…

IP53

HTC 10 dhe Google Pixel kanë certifikimin IP53. Zyrtarisht ato janë rezistent ndaj pluhurit dhe pikave të ujit. Pra një telefon me këtë certifikim mund të përdoret në kushte të tilla si: pranë një pishine dhe nën një shi të lehtë.

  • Rënia në rërë nuk e dëmton
  • Një shi i lehtë nuk përbën problem
  • Pikat e ujit mbi telefon janë të pranueshme

 

IP65/68

Shumica e telefonave Xperia të Sony ka certifikimet IP65/68 i cili është më i avancuar sesa thjeshtë IP68. Do të thotë se telefonat janë plotësisht rezistent ndaj pluhurit dhe të mbrojtur ndaj dy dëmeve që mund tu vijë nga ujit: pika ujit dhe zhytje deri në 1.5 m për 30 minuta.

Pjesa më e madhe e telefonave mund ti rezistojnë shiut të lehtë por nuk duhet ta përdorni telefonin si të ishte IP65.

  • Mund ta hidhni në rërë
  • Një studi shiu nuk ka pse tju shqetësojë
  • Rënia në ujë nuk është problem
  • Mund ta përdornin nën uji të pastër pa kripë dhe pa klor
  • Duhet të shmagni ujin e nxehtë

IP68

Samsung Galaxy S7, S7 Edge dhe S7 Active, që të gjithë kanë certifikim IP68. Telefonët janë të ngjashëm me modelet me certifikim IP65/68 por mund të jenë problematik ndaj pikave të ujit.

  • Nëse përdornin telefonin në një rrebesh shiu mund të dëmtohet
  • Nuk duhet ta përdornin gjatë një stuhie
  • Ndërsa mund ta hidhni në ujë 1.5 m për 30 minuta, duhet të shmagni ujin e rrjedhshëm

Gjithashtu do të shikoni certifikimin IP67 në një numër të konsiderueshëm telefonësh. Është i ngjashëm me IP68 por vetëm në thellësinë 1 metër. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>