Biznes

CenturyLink blen kompaninë e rrjetit global të fibrave optike Level 3 për 19.43 miliard dollar

Oct 31 2016
0 Shpërndarje
CenturyLink blen kompaninë e rrjetit global të fibrave optike Level 3 për 19.43 miliard dollar

168-centurylink-supplied_centurylink_servers-2Kompania Amerikane e telekomunikacionit, CenturyLink, lajmëroi ditën e Hëne se është pranë blerjes së gjigandit shumëkombësh të rrjeteve globale të fibrave optike, Level 3 Communications në një marrëveshje me vlerë 19.43 miliard dollar.

Si rezultat CenturyLink do të ofrojë 26.50 dollar për aksion dhe 1,4 aksione për çdo aksion të Level 3. Aksionet e Level 3 menjëherë arritën majat në 56.15 dollar ditën e sotme.

Marrëveshja do të kombinojë shërbimet enterprise të Level 3 me rrjetin e CenturyLink i cili ofron shërbime të internetit dhe telefonisë fikse për miliona konsumatorë.

Blerja do të finalizohet në tre mujorin e tretë të 2017-tës si falë së cilës CenturyLink do të trashëgojë 200,000 milije fibra optike. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>