Biznes

Biletat e Konferencës Build 2017 u shitën brenda 8 orëve

Feb 16 2017
0 Shpërndarje
Konferenca Build e Microsoft është padyshim ndër më të rëndësishmet që zhvillohet çdo vit. Biletat e Konferencës Build 2017 u shitën brenda 8 orëve

Por këtë herë biletat e evenimentit tre ditor që do të mbahet në datat 10-12 Maj, nuk u shitën aq shpejt sa më parë.

Ato dolën në shitje ditën e djeshme në orën 9:00 am me orën lokale dhe u shitën në ora 5:00 pm. Pra u deshën 8 orë që të shiteshin të gjitha biletat.

Megjithatë 2016-ta mban rekordin ku u shitën për 5 minuta që të gjitha. Në 2015-ën, u deshën 45 minuta. Ndërsa Build në vetvehte është një konferencë për zhvilluesit, lajme të shumta bëhen të ditura edhe rreth planeve të kompanisë.

Këtë vit gjigandi i sistemit operativ do të flasë për Windows 10, HoloLens, Visual Studio, .NET, Azure. Xbox e shumë të tjera. Presim një fokus të veçantë në inteligjencën artificiale, realitetin virtual dhe shërbimet cloud. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>