Lajmet

Automattic ridizenjoi dhe hapi burimin e kodit të WordPress.com

Nov 25 2015
0 Shpërndarje
Automattic ridizenjoi dhe hapi burimin e kodit të WordPress.com

QrGyWFBcTB-3000x3000Automattic, krijuesit e WordPress, kanë rezervuar lajme të rëndësishme për ne. Ditën e djeshme kompania rilançoi WordPress.com, platformën e saj të menaxhimit të përmbajtjeve online e cila fuqizon 25 % të gjithë uebit.

Përkrah këtij njoftimi, Automattic ka hapur burimin e kodit të WordPress.com dhe ka lançuar një aplikacion zyrtar për Mac OS. Së shpejti ky aplikacion do të jetë i disponueshëm edhe në platformat Windows dhe Linux.

Njëkohësisht WordPress.com po ndërmerr një hap madhor duke zëvendësuar PHP me Javascript-in duke ndryshuar edhe dizajnin e panelit të adminit në favor të një ndërfaqe më të thjeshtë. Mëposhtë do mund të ndiqni disa foto të dizajnit të ri. (PCWorld Albanian)

udxyhJgeIA-3000x3000

T7X91USKOM1

rANq_8uE0w-3000x3000

Cpz5NyzlKi-3000x3000

Tags >

Wordpress
Lajmet e fundit>