Lajmet

Apple vjen në ndihmë të përdoruesve në lokalizimin e kufjeve wireless të humbura

Jan 25 2017
0 Shpërndarje
Apple shpëtoi miliona konsumatorë nga tirania dhe koklavitja e kufjeve tradicionale 3.5 mm. Tani kompania ju ka vendosur në një frikë të vazhdueshme se do të humbisni kufjet wireless AirPods dhe duhet të paguani 69 dollar për ti zëvendësuar. Apple vjen në ndihmë të përdoruesve në lokalizimin e kufjeve wireless të humbura Photo Source: Apple

Ditën e Marte Apple prezantoi një funksionalitet të ri i cili përdor teknologjinë wireless për të gjurmuar vendodhjen e kufjeve. Ky funksion është i integruar në aplikacionin Find My Phone në iOS 10.3, versioni i parë eksperimental pas iOS 10.2.1 i cili do të jetë i disponueshëm së shpejti për publikun.

Falë madhësisë së vogël të kufjeve wireless dhe hapësirës që zënë bateritë, Apple nuk ka gjetur vend për një GPS. Për të rregulluar këtë mangësi, Apple bazohet në GPS-në e telefonit ose iPad-it.

Si funksionon? Aplikacioni rregjistron vazhdimisht vendodhjen e kufjeve saherë që ju i përdorni ato. E thënë ndryshe saherë që po dëgjoni muzikë duhet të keni patjetër edhe telefonin me vehte.

Duke përdorur GPS-në e telefonit, Apple përcakton vendodhjen e kufjeve në një moment të caktuar duke e ruajtur në formën e një historiku. Kjo funksionon në rastin kur jeni larg shtrirjes së valëve të Bluetooth.

Gjithashtu aplikacioni ofron një funksionalitet tjetër për lokalizimin e kufjeve përveç Bluetooth dhe GPS-së së telefonit. Nëse i keni harruar në fund të ndonjë xhepi, përmes telefonit mund të luani një tingull tek kufjet i cili do ju orientojë drejt vendodhjes së tyre.

Por nëse bateria e kufjeve shterohet, çfarë mund të bëjmë në këtë rast? (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>