Lajmet

Apple publikon macOS 10.12.3, adreson problemet me baterinë dhe grafikat e MacBook Pro

Jan 24 2017
0 Shpërndarje
Apple publikon macOS 10.12.3, adreson problemet me baterinë dhe grafikat e MacBook Pro

Krahas iOS 10.2.1, Apple publikoi përditësimin më të fundit në macOS Sierra. 10.12.13 fokusohet kryesisht rregullime gabimesh por edhe disa ndryshime vizuale në MacBook Pro-n e ri të prezantuar vitin e kaluar.

Me këtë përditësim Apple ka adresuar disa gabime në grafikat e modelit 15 inç. Kompania gjithashtu ka rregulluar ikonën e shfletuesit Safari i cili prekte jetëgjatësinë e baterisë.

Kanë qenë të shumta raportimet të cilat tregonin temperatura përtej normales për grafikat e MacBook Pro. Si rezultat kompjuteri bëhej i paqëndrueshëm siç mund ta shikoni në videon e paraqitur mëposhtë.

Apple tha se ka riparuar këtë problem me përditësimin e kaluar por dukej se diçka përsëri nuk shkonte. Me fjalë të tjera nëse jeni një grafist i cili punon në Adobe Premiere Pro apo aplikacione me intensitet të lartë grafik, ky problem teorikisht duhet të jetë zhdukur.

Një nga pikat e dobëta të MacBook Pro për të cilën është kritikuar shumë ka qenë jetëgjatësia e baterisë. Një raport i Consumer Reports rreth baterisë së laptopit tregonte se jetëgjatësia e saj as që i afrohej pretendimeve të kompanisë.

Apple thotë se problemi ka qëndruar tek ikona e shfletuesit Safari dhe është riparuar me betan e tretë publike të iOs 10.12.3. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>