Lajmet

Apple publikoi versionin zyrtar të iOS 10.2.1

Jan 23 2017
0 Shpërndarje
Apple ditën e sotme publikoi versionin zyrtar të iOS 10.2.1 pas disa javësh testime. iOS 10.2.1 vjen thuajse një muaj nga debutimi i iOS 10.2, versioni i dytë madhor i sistemit operativ iOS 10. Apple publikoi versionin zyrtar të iOS 10.2.1

Përditësimi është i disponueshëm që në këtë moment për të gjithë përdoruesit e iOS 10.2. Ai mund të shkarkohet menjëherë nga telefoni por edhe nga iTunes në Windows dhe Mac.

iOS 10.2 solli karakteret Unicode 9.0, tre sfonde të reja për iPhone 7 dhe 7 Plus, një aplikacion të ri televiziv, funksionalitete shtesë të kamerës dhe efekte të reja në iMessage.

Megjithatë janë të pakta ndryshimet në iOS 10.2.1 dhe mungojnë ato madhor duke u përqendruar kryesisht në rregullime gabimesh dhe performancë të shtuar.

Por është iOS 10.3 Beta që do të përmbajë funksionalitete madhore. Një prej tyre është “Modaliteti Teatër.” (PCWorld Albanian)

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>