Lajmet

Apple publikoi përditësimin e parë madhor në iOS 9

Oct 21 2015
0 Shpërndarje
Apple publikoi përditësimin e parë madhor në iOS 9

ios_9_iphone_ipadApple publikoi versionin më të fundit të platformës mobile, iOS 9.1. Ky përdtësim është i pari i një rëndësie të veçantë që nga mbërritja e iOS 9 më 15 Shtator. Ky version është i disponueshëm në iPhone dhe iPad dhe mund të shkarkohet direkt nga telefoni.

Ky përditësim flet më shumë për përmirësim të stabilitetit dhe rregullime të gabimeve. Gjithësesi përmban edhe disa ndryshme të prekshme për përdoruesit si ikona të reja që shprehin emocione. Në total ky përditësim sjell 150 ikona të reja.

Aktualisht adoptimi i iOS 9 gjendet në shifrat e 65 % të të gjithë paisjeve iOS raportoi Apple. (PCWorld Albanian)

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>