Lajmet

Apple publikoi betan e dytë publike të iOS 10.3

Feb 8 2017
0 Shpërndarje
Apple publikoi ditën e sotme betan e dytë publike të iOS 10.3, version zyrtar i së cilës do të mbërrijë në pak javë. Ky përditësim vjen dy javë pas versionin të parë publik beta të iOS 10.3. Apple publikoi betan e dytë publike të iOS 10.3

Ndryshimet janë të pakta, sepse beta e dytë ka po të njëjta risi si e para me një aplikacion të ri Find My AirPods, informacion personal në krye të aplikacionit Settings, iCloud Analytics dhe një ridizenjim të sugjerimeve në asistentin dixhital Siri.

Beta e re sjell disa animacione kur largoheni ose riktheheni në ekranin kryesor. Gjithashtu dy versionet e reja janë të para që vinë me sistemin e ri të skedarëve Apple File System (APFS) duke lënë pas atë HFS+.

Beta e dytë nuk ka ndryshime madhore siç e thamë edhe më lart. Këto versione publike janë lehtësisht të instalueshme nga të gjithë. Nëse nuk jeni pjesë e programit beta atëherë ju ftojmë të bashkoheni në këtë lidhje.

Nëse jeni një anëtar i programit atëherë drejtohuni në Settings > Software Update, shkarkojeni dhe instalojeni. iOS 10 ka parë përditësime të shumta që kur debutoi në Shtator. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>