Biznes

Apple padit Qualcomm edhe në Kinë, kërkon 145 milion dollar

Jan 26 2017
0 Shpërndarje
Pasi e paditi tek një gjykatë Amerikane, Apple ka çimentuar qëndrimin ndaj Qualcomm duke hapur një tjetër padi në Kinë. Apple padit Qualcomm edhe në Kinë, kërkon 145 milion dollar Photo Source: Reuters

Kompania Amerikane kërkon 145.32 milion dollar nga Qualcomm me të njëjtin arsyetim: abuzim me pozitat dominuese në treg.

Qualcomm është një furnizues madhor me procesor të Apple dhe Samsung të cilët përbëjnë 40% të të ardhurave që gjeneron kompania.

Të dy paditë e Apple vinë në një moment kur Komisioni Tregtar Federal Amerikan dërgoi një ankesë pranë Qualcomm më 17 Janar duke e akuzuar për shfrytëzim të pozitave dominuese dhe cënuar konkurrencën e ndershme.

I menjëhershëm ishte reagimi i Apple ku ditën e Premte në gjykatën federale të Kalifornisë kërkoi 1 miliard dollar nga Qualcomm.

Prodhuesi i njohur i çipeve gjendet në një udhëkryq të vërtetë ligjor i cili mund të çojë në rrënimin e kompanisë.

Në Shkurt të 2015-ës autoritetet Kineze gjobitën kompaninë me 975 milion dollar. Në Dhjetor erdhi goditja nga Koreja e Jugut me një gjobë tjetër prej 854 milion dollar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>