Biznes

Apple, Google dhe Microsoft bashkohen koalicionit prej 97 kompanish kundër urdhrit ekzekutiv të Trump

Feb 6 2017
0 Shpërndarje
Google, Facebook, Intel, Netflix, Microsoft, Apple dhe Twitter janë disa prej kompanive të cilat kanë formuar një grup opozitar ndaj urdhrit ekzekutiv të Trump për emigracionin. Apple, Google dhe Microsoft bashkohen koalicionit prej 97 kompanish kundër urdhrit ekzekutiv të Trump Photo Source: IDG

Ky koalicion argumenton se rregullat e buta të emigracionit kanë ndihmuar industrinë e teknologjisë. Në një total prej 97 kompanish nga bota e teknologjisë dhe jo vetëm, kërkuan në gjykatën Amerikane të apelit që të shfuqizojë urdhin ekzekutiv të Trump.

“Emigrantët janë sipërmarrësit, politikanët, artistët dhe filantropistët më të mëdhenj në vendin tonë,” thuhet në deklaratën e përbashkët.

Urdhri ekzekutiv i nënshkruar nga Trump më 27 Janar ndalonte hyrjen e qytetarëve nga shtatë vende me shumicë muslimane në SHBA për 90 ditë.

Urdhri u sfidua të Pretmen nga një gjykatë në Washington e cila kufizoi përkohësish disa pjesë të tij.

Kompanitë teknologjike kanë shprehur shqetësim se numri i shteteve të prekura mund të zgjerohet duke hedhur dyshime mbi të ardhmen e tyre dhe punonjësve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>