Harduer

Apple i bashkohet “Wireless Power Consorcium,” iPhone i ri me teknologjinë ngarkimit wireless

Feb 13 2017
0 Shpërndarje
Apple i është bashkuar konsorciumit i cili ka zhvilluar sistemin e karikimit wireless duke shtuar akoma më tej spekulimet se modelet e ardhshme të iPhone. Apple i bashkohet “Wireless Power Consorcium,” iPhone i ri me teknologjinë ngarkimit wireless Photo Source: IDG

Javën e kaluar një analist financiar pretendonte se Apple do të prezantojë tre iPhone të rinj me teknologjinë e ngarkimit wireless.

Shfaqja e emrit të Apple në listën e anëtarësisë së Wireless Power Consorcium, shton më tej besimin tek këto spekulime.

Sipas analistit të IHS Technology, 9 nga 10 konsumatorë dëshirojnë të kenë teknologjinë e ngarkimit wireless në modelin e ardhshme të iPhone. IHS thotë se këtë vit do të shiten afro 350 milion telefonë me teknologjinë në fjalë.

Rivali më i afërt i Apple, Samsung, ka integruar këtë teknologji tashmë në dy gjeneratat e fundit: S6 dhe S7. /PCWorld Albanian

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>