Lajmet

Aplikacioni Telegram kalon shifrën e 100 milion përdoruesve aktivë në muaj

Feb 23 2016
0 Shpërndarje
Aplikacioni Telegram kalon shifrën e 100 milion përdoruesve aktivë në muaj

Telegram-930x602Aplikacioni i platformës së komunikimit Telegram ka kaluar shifrën e 100 milion përdoruesve aktivë në muaj njoftoi kompania ditën e sotme në Kongresin Mobil Botëror.

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Telegram, Pavel Durov, tha se plot 38 milion përdorues të rinj i janë bashkuar që nga muaji Maj i vitit të kaluar. Sipas tij shërbimi po rritet me 350,000 përdorues të rinjë çdo ditë ndërsa përdoruesit nga 200 shtete po dërgojnë 15 miliard mesazhe çdo ditë.

Këto shifra përbëjnë një rritje me 60 % për Telegram megjithatë platforma ka shumë rrugë për të bërë nëse kemi në konsideratë arritjet e WhatsApp dhe Facebook Messenger që llogarisin së bashku afro 2 miliard përdorues aktivë.

Telegram është themeluar në 2013-tën nga Pavel Durov, krijuesi i rrjetit social Rus VK. Ky aplikacion ka një reputacion të mirë për vetë faktin se serverat e Telegram mbrohen nga protokolli MTProto. Aplikacioni në fjalë gjithashtu ofron një funksionalitet të dërgimit të mesazheve vetëshkatërruese. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>