Lajmet

Anonymous fushatë kundër pornografisë së fëmijëve, një haker rrëzon 10,000 uebfaqe të rrjetit të zi

Feb 6 2017
0 Shpërndarje
Një haker i Anonymous sulmoi uebin e zi gjatë fundjavës duke nxjerrë offline 1/5 e tij në një sulm kibernetik të paprecedent. Anonymous fushatë kundër pornografisë së fëmijëve, një haker rrëzon 10,000 uebfaqe të rrjetit të zi

Që nga kamerat tek uebsajtet, kriminelët kibernetikë mund të shkaktojnë trazira të mëdha online duke mbyllur uebsajte e vjedhur të dhëna.

Objektivi i tyre i radhës duket të jetë ajo pjesë e zezë e internetit ku kryhen edhe aktivitetet më kriminale.

Hakeri rrëzoi 10,000 uebsajte në “darknet” e cila u pa si një formë proteste ndaj pornografisë së fëmijëve. Objektivi ishte Freedom Hosting II i cili mundëson 20% të uebsajteve të cilat kanë politika toleruese ndaj pornografisë së fëmijëve.

“Jemi të zhgënjyer,” shkruante hakeri në një mesazh të publikuar në një prej uebsajteve të hakuara. “Pamë se 50% e uebsajtit tuaj përbëhet nga materiale pornografike të fëmijëve. Në të njëjtën kohë hostoni shumë sajte mashtruese të cilat i përdorni për të mbuluar kostos e hostimit,” vijuan hakerat.

Hakeri i cili thuhet se kishte lidhje me grupin Anonymous, zbuloi 10 sajte me të tilla përmbajtje të lidhura me Freedom Hosting II.

Ai publikoi të dhënat personale të personave të përfshirë dhe informacione për mijëra adresa e-mail të paverifikuara të qeverisë Amerikane.

Kjo nuk është hera e parë që një ngjarje e tillë ndodh. Në 2014-ën në një operacion të quajtur Darknet ndaj Freedom Hosting, Anonymous sulmoi ashpër uebsajtet me përmbajtjeve pornografike të fëmijëve. /PCWorld Albanian

Tags >

anonymous
Lajmet e fundit>