Analiza

Android Nougat arrin 1.2%, Lollipop udhëheq me 32.9% të tregut

Feb 8 2017
0 Shpërndarje
Koha kalon shpejt dhe muaji Shkurt ka mbërritur tashmë së bashku me statistikat më të fundit të platformës Android. Android Nougat arrin 1.2%, Lollipop udhëheq me 32.9% të tregut Photo Source: Google

Janari shënoi fundin e Android Froyo ndërsa Shkurt fillimin e Nougat. Versioni më i fundit i platformës arriti adoptimin prej 1.2% pas gjashtë muajsh nga debutimi.

Në ekstremin tjetër gjenden Ice Cream Sandwich dhe Gingerbread ku që të dy janë në shifrat e 1.0%.

Jelly Bean është prezent në 11.3% të telefonëve Android. Lollipop pati një rritje me 0.5% gjatë muajit Janar një rritje e cila për Marshmallow ishte 1%.

Lollipop ngelet versioni më i përdorur i Android aktualisht me 32.9% ndjekur nga Marshmallow me 30.7%.

Me debutimin e telefonëve të rinj gjatë këtij viti pritet që situata të përmirësohet ndjeshëm për Nougat. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni grafikun e mëposhtëm. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>