Lajmet

Algoritmet e Facebook do të identifikojnë terroristët

Feb 17 2017
0 Shpërndarje
Shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg tha se se përmbajtjet e postuara në rrjetin social do të vëzhgohen nga inteligjenca artificiale. Algoritmet e Facebook do të identifikojnë terroristët Photo Source: Associated Press

Në një letër ku përshkruan planin e tij, ai tha se algoritmet do të arrijnë të zbulojnë terroristët, dhunën, mashtrimin e madje të parandalojnë vetëvrasjen. Ai pranoi se në të kaluarën rrjeti social ka bërë gabime me përmbajtjet e hequra nga uebsajti.

Por gjithashtu theksoi se do të duhen vite për zhvillimin e këtyre algoritmeve. Ndërsa flite për të ardhmen e rrjetit social, Zuckerberg tha se do të ishte e pamundur të vëzhgoheshin miliarda postime dhe mesazhe që shfaqeshin në platformë çdo ditë.

Ai përmendi disa prej rasteve ku rrjeti social kishte gabuar si ai i vajzës së napalmit. Facebook u kritikua ashpër në 2014-ën kur një vrasës kishte rrëfyer online krimin përpara se ta bënte.

Zuckerberg beson se inteligjenca artificiale do të arirjë të identifikojë përmbajtje problematike më shpejt duke parandaluar shumë rreziqe e këtu edhe sulmet terroriste. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>