Harduer

A është kompjuteri juaj gati për Windows 10-tën?

Jun 3 2015
0 Shpërndarje
A është kompjuteri juaj gati për Windows 10-tën?

screenshot-2015-05-31-19.45.45-100588236-largeMicrosoft ka filluar proçesin e ofrimit të miliona kopjeve falas të Windows 10 për të gjithë përdoruesit e Windows 7 SP1 dhe Windows 8.1. Aplikacionit “Merr Windows 10” i cili vjen si rekomandim në Windows 8.1 dhe Windows 7 përmes Windows Update, gjithashtu kryen disa verifikime për të vërejtur nëse hardueri dhe softueri që zotëroni është i pranueshëm nga Windows 10.

check-windows-10-compat-01

Por fakti se mund të jeni rregjistruar për të marrë Windows 10-tën falas nuk do të thotë se çdo gjë është në rregull. Sipas eksperiencave tona kemi zbuluar se ky aplikacion që do të njoftojë përdoruesit për Windows 10-tën kishte zbuluar ca probleme por që nuk na kishte lajmëruar.

Nëse doni të kontrolloni raportin e përditësimit në Windows 10 ndiqni këto hapa.

Hapi i parë: Klikoni me të djathtën mbi ikonën e aplikacionit “Get Windows 10” dhe më pas klikoni opsionin “Check your upgrade status”.

Hapi i dytë: Në aplikacionin “Get Windows 10” klikoni mbi tre vija në skajin e majtë lartë që përfaqëson menunë dhe më pas klikoni “Check your PC”.

check-windows-10-compat-02a

Hapi i tretë: Shikoni listën e problemeve që përshtatshmërisë që mund të jenë shfaqur. Kjo listë tregon harduerin dhe aplikacionet në dy kategori veçmas. (PCWorld Albanian)

check-windows-10-compat-03a

Lajmet e fundit>