Lajmet

Microsoft: Windows 7-ta ka probleme serioze me sigurinë

Jan 18 2017
0 Shpërndarje
A përdorni ende Windows 7? Microsoft thotë se jeni në rrezik. Në një postim në blogun zyrtar të njoftimeve, Microsoft paralajmëroi përdoruesit e Windows 7 se platforma ka probleme serioze me sigurinë krahas kufizimeve të shumta në harduer. Microsoft: Windows 7-ta ka probleme serioze me sigurinë Photo Source: Microsoft

“Sot, Windows 7 nuk përshtatet dot me teknologjitë moderne e as sigurinë që kërkojnë departamentet e IT-së,” tha Markus Nitschke, Shefi i Windows pranë Microsoft në Gjermani.

Ky lajm hyn më në detaje duke sulmuar haptazi Windows 7 për arkitekturën e vjetër të sigurisë dhe duke paralajmëruar përdoruesit e bizneset se janë në rrezik të sulmeve kibernetike.

Por nuk përfundon këtu e gjitha sepse sipas Microsoft përdorim i Windows 7 ka kosto më të larta operative si rezultat i problemeve me qëndrueshmërinë dhe përshtatshmërinë me teknologjitë dhe harduerët e fundit.

Nën presionin e Microsoft një sërë prodhuesish të harduerit kanë larguar mbështetjen për driverat në Windows 7 ndërsa procesorët më të fundit AMD, Intel dhe Qualcomm nuk mbështeten në këtë sistem operativ.

Ndërsa Microsoft ka të drejtë për çdo gjë të thënë më lart realiteti është ky: Kompania dëshiron që të gjithë përdoruesit të kalojn në Windows 10 sepse kompania do të kishte më shumë kontroll mbi përditësimet dhe privatësinë.

Gjithashtu shërben si një mënyrë për të gjeneruar të ardhura përmes Windows Store dhe reklamimit në sistemin operativ. Së fundi kompania e cila nuk do tja arrijë objektivit të 1 miliard paisjeve me Windows 10 brenda 2018-ës, të paktën të humbasë me një marxhinë të vogël.

Në fund të fundit e gjitha kjo situatë e frikshme për asgjë. Nëse keni të plan të qëndroni përdorue si Windows për një kohë të gjatë, shmangia e Windows 10-tës është absurditet. Duke privuar Windows 7-tën nga harduerët Microsoft është siguruar se plani do të funksionojë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>