Harduer

600 milion telefonë Samsung Galaxy janë në rrezik për shkak të një dobësie të sigurisë

Jun 16 2015
0 Shpërndarje
600 milion telefonë Samsung Galaxy janë në rrezik për shkak të një dobësie të sigurisë

batllo-0853Keni një telefon Samsung Galaxy që të cilin e keni blerë dy vitet e fundit? Atëherë duhet të ushtroni presion mbi Samsung dhe kompaninë e telekomunikacionit për të përditësuar softuerin me qëllim mbylljen e një vrime të sigurisë.

Sipas NowSecure, një kompani e sigurisë mobile, tastiera e telefonëve Galaxy është e “hapur” ndaj sulmeve të hakerave.

Ky problem, raportuar tek Samsung në muajin Dhjetor, është i ngjashëm me një problem të Swiftkey i cili gjatë proçesit të shkarkimit të gjuhëve, e kryente këtë proçedure mbi një rrjet të pa enkriptuar.

Si rezultat, duke pasur parasysh aksesin e tastierës mbi sensorët, gps, kamerën dhe mikrofonin e bën çdo gjë edhe më të frikshme. Për më tepër, kompromentuesit janë në gjëndje të instalojnë në heshtje aplikacione të dëmshme. Të dhënat personale gjithashtu janë të hapura ndaj një sulmi të mundshëm përmes kësaj dobësie.

Swiftkey reagoi për qetësuar konsumatorët se aplikacionet e saj të tastierës nuk preken nga kjo dobësi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>