Lajmet

Më 5-9 Qershor Apple organizon edicionin 28-të të konferencës së zhvilluesve

Feb 16 2017
0 Shpërndarje
Më 5-9 Qershor Apple organizon edicionin 28-të të konferencës së zhvilluesve

Apple do të mbajë Konferencën Botërore të Zhvilluesve (WWDC) në datat 5-9 Qershor 2017. Edicioni i 28 i saj do të shohë rikthimin e Apple në San Jose pas 15 vitesh.

Për 14 vite me radhë konferenca është mbajtur në San Fransciso. Ndërsa vitin e kaluar Apple na prezantoi me iOs 10, MacOS Sierra, WatchOS 3, një Apple Music të ridizenjuar, Apple Pay dhe Siri për Mac, këtë vit mund të presim të njëjtën gjë.

Mund të përmendimin iOS, MacOS, HomeKit, SiriKit, CarPlay dhe HealthKit. Apple tha se po punon me bizneset e qytetit për të zhvillimin e një atmosfere të veçantë e cila shënon rikthimin në San Jose.

Apple nuk dha detaje rreth biletave të disponueshme por zhvilluesit pritet të njoftohen gjatë Pranverës. /PCWorld Albanian

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>