Lajmet

28 vite World Wide Web, Tim Berners-Lee paralajmëron rreth rrezikut që i kanoset

Mar 12 2017
0 Shpërndarje
Themeluesi i World wide Web, Tim Berners-Lee, bëri thirrje për shpëtimin e internetin. Shkencëtari i cili 28 vite më parë shkroi kodin e asaj që do të bëhej World Wide Web, sot është i alarmuar për atë çfarë ka ndodhur vitin e kaluar. 28 vite World Wide Web, Tim Berners-Lee paralajmëron rreth rrezikut që i kanoset Photo Source: USA Today

“Në 12 muajt e fundit jam ndier i shqetësuar për tre trende të reja të cilat duhet të adresohen nëse uebi duhet të përmbushë qëllimin e tij si një mjet që i shërben njerëzimit,” u shpreh Ai.

Kompromentimi i të dhënave personale, lajmet e rreme dhe mungesa e një rregullore për reklamimin politik janë tre kërcënime reale jo vetëm për uebin por edhe demokracinë.

61 vjeçari Berners-Lee themeloi në 2009 Fondacionin Ueb për të përmirësuar uebin në 5 vitet e ardhshme.

Kur ai hodhi propozimet e para për uebin, Lee imagjinonte një platformë të hapur për të gjithë ku mund të ndanin informacion dhe mundësi pa asnjë pengesë gjeografike dhe kulturore.

Por besimi i tij u trondit vitin e kaluar pas disa hakimesh të profilit të lartë dhe shpërndarjes së lajmeve të rreme nga ushtria e robotëve dhe algoritmave.

Berners-Lee është i fundit prej disa figurave të shquara nga bota e teknologjisë që janë të shqetësuar për të ardhmen e internetit.

Një javë më parë ish ekzekutivja e Cisco shprehu shqetësim për sulmin fundamental që po ndërmerret ndaj privatësisë dhe sigurisë. “Si të përdorim teknologjinë me përgjegjësi?” ishte pyetja që ajo ngriti.

Po javën e kaluar WikiLeaks tronditi opinionin publik pas publikimit të një arsenali armësh kibernetike të përdorur nga CIA prej të cilave nuk shpëtonte dot askush. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>