Lajmet

200,000 dollar për ata që hakojnë telefonët Android përmes e-mail-it dhe numrit të telefonit

Sep 15 2016
0 Shpërndarje
200,000 dollar për ata që hakojnë telefonët Android përmes e-mail-it dhe numrit të telefonit

nexus_phones-625x350Zakonisht, Projekti Zero i Google është i zënë duke zbuluar dhe raportuar dobësi në softuerët dhe pajisjet e kompanive të tjera. Tani ato duan që ju të zbuloni vrima në Android.

Synimi është të fitojnë interesimin hakerat të pavarur duke ofruar një shumë të madhe parash. $200,000 të jemi më ekzakt, i cili është dyfishi i maksimumit të mëparshëm të Google. Për të fituar paratë, gjithçka duhet të bëni është të gjeni një mënyrë se si të ekzekutoni kod nga jashtë në një Nexus 6P ose 5X që përdorin Android Nougat 7.0.

Ju mund të lidhni zinxhir çdo shfrytëzim që të doni për të marrë kontroll të telefonit, por duhet të jeni të aftë ta bëni këtë me vetëm dy pjesë informacioni – numrin e telefonin dhe e-mail-in në të cilin është i regjistruar telefoni.

$200,000 me të vertetë duken shumë para, por mos harroni se këto shfrytëzime janë të njëjtat në të cilat grupet si NSA dhe firmat si Grupi NSO i Izraelit duan ti kenë në duar. NSO faturon shumë para për të hyrë në një telefon—qindra mijëra dollar për pajisje.

Google ofron çmim maksimal për personin e parë apo ekipin e parë, por e kupton se mund të ketë më shumë se një mënyrë. Për këtë ofron $100,000 për të dytët dhe do të ofrojë edhe disa çmime $50,000. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>