Zyrtarizohet Windows 10-ta: Që në këtë moment i disponueshëm për shkarkim

Publikuar më: 29-07-2015

windows-10-generic-surface-spectreSot shënon data 29 korrik, është pikërisht data e shumëpritur për debutimin e sistemit të ri operativ të Microsoft, Windows 10. Nëse doni të instaloni në pajisjen tuaj, gjigandi Redmond ka bërë të disponushme për tu shkarkuar skedarët ISO të Windows 10 të ndarë në ISO për Windows 10 Home dhe ISO për versionin Windows 10 Pro.

Por përpara se të shkarkoni këto skedarë pajisja juaj duhet të plotësojë disa kushte, duhet të keni:

–   Një lidhje interneti aktive (mundësisht të shpejtë)

–   Hapsirë të mjaftueshme memorie

–   Një USB apo disk bosh me 4GB hapsirë

–   Kodin e produktit Windows nëse jeni duke instaluar Windows për herë të parë

Konsumatorët që janë të interesuar për të shkarkuar versionet e posaçcme për bizneset, duhet të vizitojnë Volume Licensing Service Center. Ndërsa konsumatorët e zakonshëm mund të shkarkojnë atë në linkun e mëposhtëm. (PCWorld Albanian)

Zyrtarizohet Windows 10-ta: Që në këtë moment i disponueshëm për shkarkim
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)