Zyrtarizohet Snapdragon 820: Adreno 530 është e shpejtë por dhe bërthamat Kryo

Publikuar më: 12-08-2015

gsmarena_001Snapdragon 810 bëri të vuajnë jo vetëm prodhuesit e smartfonëve por edhe vetë Qualcomm. Tashmë kompania po sheh drejt të ardhmes ku ditën e sotme zbuloi zyrtarisht detajet e pasardhësit të lartpërmendurit, Snapdragon 820.

Gjëja e parë që bie në sy rreth Snapdragon 820 janë bërthamat Kryo, prandaj jepni lamtumirën bërthamave Cortex. Karta grafike është një surprizë më vehte. Adreno 530 është gjenerata e re e grafikave e cila do të jetë pjesë edhe e proçesorëve Snapdragon 618 dhe 510.

Të gjitha grafikat e serisë 5 do të mbështesin OpenGL 3.1 dhe API-në e re Vulcan. Qualcomm pretendon se këto grafika sjellin një performance 40 % më të lartë si dhe konsum të energjisë 40 % më të ulët. Edhe grafika Adreno 510 duhet të sjell përmirësime të ngjashme krahasuar me 405.

gsmarena_002

Besojmë se, por akoma jo zyrtare, se këto proçesorë do të jenë ndërtuar mbi arkitekturën 14 ose 16 nanometër. Grafikat mbëshetin krahas HDMI 2.0 dedhe 4K me 60 frekuenca në sekond.

Një tjetër aspekt i përmirësuar i Snapdragon 820 është ISP. ISP (Image Signal Processor) është përgjegjës për përpunimin e pikselave, autofokusit dhe performancës në dritë të pakët të kamerës. Që të tre sektorët do të kenë një performance më të mirë me grafikat e serisë 5 të Adreno.

Përsa i përket bërthamave Kryo akoma nuk ka asnjë detaj zyrtar. Mesa duket Snapdragon 820 do të ketë 4 të tillë. Gjithashtu asnjë detaj lidhur me kontektivitetin që ofrojnë këto proçesorë. Produktet e para me këtë proçesor do të jenë të dalin në shitje nga gjysma e parë e 2016-tës. (PCWorld Albanian)

Zyrtarizohet Snapdragon 820: Adreno 530 është e shpejtë por dhe bërthamat Kryo
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)