Zyrtare: Microsoft do të shesë Windows 10 Home 119 dollar ndërsa versionin Pro 199 dollar

Publikuar më: 02-06-2015

terry_myerson_silhouette_Print

Zyrtarisht Microsoft ka publikuar informacionet mbi koston e Windows 10-tës, ku Windows 10 Home do të kushtojë 119 dollar ndërsa Windows 10 Pro 199 dollar. Microsoft gjithashtu ka planifikuar që të tarifojë 99 dollar për ata që duan të kalojnë nga versioni Home në Pro.

Gjatë fundjavës që lajmë pas, një distributor amerikan online, NewEgg.com publikoi ato çmime që rezultuan të ishin të rreme. Sipas tyre Windows 10 Home do të kushtonte 109.99 dollar ndërsa Windows 10 Pro 149.99 dollar. Por nuk u mjaftuan me kaq po thanë Windows 10 do të ishte e disponueshme pas datës 31 Gusht.

Ditën e djeshme Microsoft e hodhi poshtë këtë të fundit me një publikim zyrtar ku tha se Windows 10 vjen më 29 korrik për të mos vonuar më tej duke zbuluar në orët në vazhdim edhe çmimet ekzakte.

Microsoft do e ofrojë Windows 10 falas për konsumatorët në Windows 7 Sp1 dhe Windows 8.1. Por do të jetë falas për një kohë të limituar deri më 29 korrik 2016. Pas këtij afati përdoruesit do të marrin njoftime të vazhdueshme për të kaluar në Windows 10. (PCWorld Albanian)

Zyrtare: Microsoft do të shesë Windows 10 Home 119 dollar ndërsa versionin Pro 199 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)