Zuk Z1: Smartfoni me platformën Android të Cyanogen i cili kushton 300 dollar

Publikuar më: 24-08-2015

gethomeherozuk1ZUK, një prodhues kinez smartfonësh i cili zotëron mbështetjen e Lenovo, ka zbuluar versionin e ri të modelit Z1 me platformën Android të Cyanogen.

Telefoni do të dalë në shitje në Shtator edhe për konsumatorët jashtë tregut kinez. Kompania thotë se për modelin kinez të smartfoni ka marrë mbi 2 milion porosi.

Nga ana tjetër edhe njëherë Cyanogen po i bashkohet tregut të smartfonëve premium pas ndarjes me OnePlus dhe dështimit me smartfonin Alcatel One Touch Hero 2+.

Version ndërkombëtar i ZUK Z1 ka një ekran 5.5 inç full HD, bateri me kapacitet 4100 mAh proçesor Qualcomm Snapdragon 801, 3GB RAM, 64GB memorje të brendshme, një portë Type C dhe një skaner të shenjave të gishtërinjve. Telefoni ka kamër të pasme 13 megapiksel dhe kamër frontale 8 megapiksel.

Për nga softueri smartfoni do të paiset me ndërtimin më të fundit të Cyanogen 12.1 bazuar në Android Lollipop. Telefoni do të jetë në shitje në Europë, Amerikë, Azinë Juglindore dhe Lindjen e Mesme që nga Shtatori me çmim fillestar prej 299 dollar. (PCWorld Albanian)

Zuk Z1: Smartfoni me platformën Android të Cyanogen i cili kushton 300 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)