Zuckerberg shpjegon: Pse Facebook aktivizoi “Safety Check” për Parisin dhe jo për Beirutin?

Publikuar më: 16-11-2015

Facebook-Safety-CheckPas sulmeve terroriste të së Premtes në Paris ku mbetën të vrarë mbi 180 njerëz, kompanitë teknologjike ndërmorën hapa për tu solidarizuar me Francën.

Një nga këto kompani ishte Facebook, i cili aktivizoi funksionalitetin “Safety Check” në mbështetje të parizienëve. Ky funksionalitet është aktiv që nga tetori i 2014-tës dhe qëllimi parësor është ndihmesa ndaj vendeve të prekura nga kastatrofat natyrore.

Por përgjigja që mori rrjeti social nga përdoruesit e tij ishte e ashpër nxitur nga fakti se Facebook e kishe aktivizuar këtë funksion për Parisin por jo për kryeqytetin e Libanit, Bejrut, i cili gjithashtu ishte prekur nga sulme terroriste një ditë më parë.

Mark Zuckerberg zgjodhi që ti përgjigjej këtyre kritikave duke thënë se përpara sulmeve të Parisit ky funksion ishte në dobi vetëm të të prekurve nga katastrofat natyrore dhe se ishte aktivizuar duke parë reagimin në rrjete sociale.

Zv. Presidenti i Facebook, Alex Schultz tha se në të ardhmen funksionaliteti “Safety Check” do të jetë i disponueshëm edhe për incidente serioze dhe tragjike. (PCWorld Albanian)

Zuckerberg shpjegon: Pse Facebook aktivizoi “Safety Check” për Parisin dhe jo për Beirutin?
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)