Zuckerberg: Facebook po punon në një buton “Dislike”

Publikuar më: 16-09-2015

facebook-f8-mark-zuckerberg-21-e1417804264852Mark Zuckerberg zbuloi se po punohet për një buton “Dislike” në rrjetin social Facebook dhe së shpejti do të testohet. Ai u shpreh se përdoruesit për vite e kanë kërkuar një opsion të tillë.

Në sesionin e tij të fundit të Pyetje – Përgjigje që u mbajt në zyrat qëndrore të Facebook, shefi ekzekutiv i rrjetit social më të madh në botë e konfirmoi. Kjo sipas tij bëhet me qëllim shprehjen e çdo lloj emocioni pa kufizuar përdoruesit.

Ai tha se: “Jo çdo gjë që shfaqet në rrjetin social është diçka e mirë”. Për shembull nëse ndani diçka të ngjashme me ato foto që pamë në këto kohë krize të refugjatëve nuk besojmë se është diçka që duhet të pëlqehet. Përdoruesit kanë nevojë për më shumë opsione në këtë rast dhe vetëm butoni “like” është terësisht i panevojshëm.

Në sesionin e kaluar të pyetje përgjigjeve, Zuckerberg kishte vënë në dijeni se kishin në konsideratë implementimin e një butoni të tillë.(PCWorld Albanian)

Zuckerberg: Facebook po punon në një buton “Dislike”
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)