ZTE lançon smartfonin me trashësi 5.5 mm, Nubia My Prague

Publikuar më: 14-07-2015

ZTE-Nubia-My-Prague-announced-as-the-companys-thinnest-smartphone-everKompania ZTE ka qënë shumë e pranishme në tregun e smartfonëve kohët e fundit. Pak ditë pasi ka hedhur në treg Nubia Z7, Z7 Max dhe Z7 Mini, kompania sjell gjithashtu dhe smartfoni Nubia My Prague të cilin ajo e cilëson si smartfonin më të hollë të saj.

Me vetëm 5.5mm trashësi, Nubia My Prague konkuron me smartfonë si Gionne Elife S7 dhe Vivo X5 Max. Aktualisht ZTE Nubia My Prague është i disponueshëm në Republikën Çeke.

Bëhet fjalë për një smartfon i cili mund të përdoret me dy karta SIM, ka sistem operativ Android Lollipop 5.0 dhe ka një ekran 5.2 inç të llojit Super AMOLED Full HD. My Prague fuqizohet nga një proçesor 64 bit tetë bërthamësh Snapdragon 615 të shoqëruar nga 3GB RAM dhe hapsirë memorie 32GB. Ai është i pajisur me një bateri me kapacitet 2.200mAh dhe ka një kamera kryesore 13MP dhe frontale 8MP.

Specifika të tjera përfshijnë Bluetooth 4.0, Wi-Fi, GPS etj. Ky smartfon do të jetë i disponueshëm në dy versione ngjyrash; të bardhë të kombinuar me ngjyrë argjendi ose më ngjyrë floriri. Ende nuk dihet se kur kjo pajisje do të jetë e disponueshme në tregun global. (PC World Albanian)

ZTE lançon smartfonin me trashësi 5.5 mm, Nubia My Prague
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)