Zhvilluesit mund të testojnë aplikacionet e tyre në Play Store në versionin e 4-t eksperimental të Android N

Publikuar më: 16-06-2016

5-android-n-100661956-largePo drejtohemi nga finalizimi i Android N, dhe në përgatitje për mbërritjen e tij, Google ka publikuar versionin final eksperimental të sistemit operativ për zhvilluesit.

Developer Preview 4 sjell të gjitha funksionalitetet që Google prezantoi në konferencën I/O duke përfshirë mbështetjen për dritaret e shumëfishta, replikat direkte të njoftimeve dhe shumë të tjera. Por ky version eksperimental lejon gjithashtu zhvilluesit që të publikojnë aplikacionet e tyre në Play Store përmes kanaleve të ndryshme të publikimit si Alpha dhe Beta.

Kjo është hera e parë që Google e lejon këtë lloj publikimi të aplikacioneve në Play Store. Do të jetë e disponueshme vetëm në versionin e katërt eksperimental të Android N.  Kjo do të bëjë të mundur testimin e aplikacioneve API 24. (PCWorld Albanian)

Zhvilluesit mund të testojnë aplikacionet e tyre në Play Store në versionin e 4-t eksperimental të Android N
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)