Biznes

Zhvilluesit fituan 26 miliard dollar nga App Store në 2016

Jan 5 2017
0 Shpërndarje
Zhvilluesit fituan 26 miliard dollar nga App Store në 2016

The logo of Dow Jones Industrial Average stock market index listed company Apple (AAPL) is seen next to a security camera in Santa Monica, California, United States, April 12, 2016. REUTERS/Lucy Nicholson

Apple lajmëroi ditën e Enjte se dyqani i aplikacioneve App Store ka gjeneruar 20 miliard dollar për zhvilluesit në 2016-tën, një rritje me 40% krahasuar me 2015-tën. Kompania tha se Pokemon Go dhe Super Mario Run ndihmuan në rritjen e të ardhurave nga abonimet.

Shitjet e App Store arritën në 3 miliard dollar në Dhjetor ndihmuar nga debutimi i Super Mario Run i cili u shkarkua mëse 40 milion herë. Pokemon Go është aplikacioni më i shkarkuar në 2016-tën.

Abonimet nga aplikacionet si netflix, HBO Now dhe MLB.com rritën të ardhurat me 74% në 2.7 miliard dollar në 2016. Apple tha se konsumatorët shpenzuan afro 240 milion dollar në aplikacione dhe blerje brenda tyre vetëm në ditën e parë të vitit të ri.

Sakaq, shitjet në Kinë kërcyen me 90% krahasuar me një vit më parë tha Apple por pa dhënë detaje. Po gjatë ditës së sotme Apple tha se kishte hequr nga App Store në Kinë, aplikacionin New York Times pas kërkesës së autoriteteve lokale.

Apple iBooks dhe iTunes Movies janë bllokuar që prej muajit Prill të vitit të kaluar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>