Zhvilluesi i EverythingMe njoftoi mbylljen e aplikacionit dhe largimin nga Play Store

Publikuar më: 23-11-2015

EverythingMe-LauncherLançuesi i famshëm i aplikacioneve, EverythingMe, do të ndalojë nga funksioni dhe së shpejti do të jetë i padisponueshëm për tu shkarkuar në Play Store.

Ky lançues shquhej për organizimin e aplikacioneve sipas kontekstit duke parashikuar se cilat prej tyre përdoruesi dëshiron ti përdorë në vijim. Për fat të keq ky rast i shtohet listës së zhvilluesve që mbyllin aplikacionet e tyre për mungesë të ardhurash.

Një postim në blogun e EverythingMe shpjegon arsyet e mbylljes së aplikacionit. Kompania e cila ka zhvilluar aplikacionin tha nuk kishte arritur që potencialin e EverythingMe ta përkthente në të ardhura për të vijuar me vizionin e saj.

Gjithashtu kjo kompani sugjeron përdoruesit të provojnë lançuesin zyrtar të Google si një nga alternativat më të mira. Sa i përket EverythingME, vetëm pak ditë jetë i kanë ngelur aplikacionit në Play Store. (PCWorld Albanian)

Zhvilluesi i EverythingMe njoftoi mbylljen e aplikacionit dhe largimin nga Play Store
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)