Zbulohet një problem sigurie në çipin e kartave të kreditit

Publikuar më: 04-08-2016

160803163939-credit-card-chip-780x439Hulumtuesit e paisjeve kompjuterike Shtetet e Bashkuara kanë arritur të zbulojnë një të metë në kartat e kreditit me çip.

Çipet në kartat e kreditit është lavdëruar shumë për shkak se e bën pothuajse të pamundur falsifikimin. Por krahas çipit kartat përmbajnë edhe një shirit magnetik, i cili lajmëron makinën e pagesave që të përdorë çipin. Por ekziston një metodë e lehtë për të anashkaluar këtë nivel sigurie.

Hulumtuesit nga kompania teknologjisë së pagesave NCR demonstruan se si vjedhësit e kartave të kreditit munden ta rishkruajnë kodin në shiritin magnetik për ta bërë atë të duket si një kartë pa çip.

Ato i prezantuan gjetjet e tyre tek konferenca e sigurisë së kompjuterëve Kapelat e Zeza të Mërkurën. Kjo vrimë në EMV, sistemi i çipit, vjen si rezultat i mënyrës se si shumë shitës po përmirësojnë makinat e pagesës së tyre. Ato nuk po enkriptojnë shitblerjet. (PCWorld Albanian)

Zbulohet një problem sigurie në çipin e kartave të kreditit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)